Zyra e Financave

Zyra e Financës, e varur nga Administratori i Kolegjit Universitar “Qiriazi” dhe në bashkëpunim me struturat Akademike të IAL (Senat, Fakultet, Departament) ndjek këto detyra si më poshtë:

Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon Kolegji, rakordon çdo muaj situacionet e shpenzimeve, si dhe kryen rialokime të planit të shpenzimeve për çdo njësi ekonomike në bazë të kërkesës së tyre dhe mundësive për rialokim fondesh.

Ndjek procedurën e prokurimeve me blerje të vogla, rakordon me veprimet e magazinës çdo muaj, përgatit situacionin mujor të shpenzimeve si dhe kryen kontabilizimet përkatëse.

Përgatit çdo muaj situacionin progresiv të shpenzimeve (paga, sigurime shoqërore, shpenzime operative, bursa, investime, etj.).

Përgatit të dhënat ekonomike që u duhen drejtuesve të institucionit, mbi bazën e analizës së të dhënave që disponon, bën studime dhe propozime për përmirësimin e strukturave financiare dhe të metodave të punës.

Ndjek me përgjegjësi realizimin e fondeve buxhetore dhe të të ardhurave.

Dokumentimin e transaksioneve dhe garantimin për lënie gjurmë për auditimet i brendshëm dhe i jashtëm.

Kërkon në fillim të vitit ushtrimor nga Zyra e Burimeve Njerëzore strukturën organizative të miratuar nga Bordi i Admministrimit.

Mban dhe regjistron në librin e pagave dhe bën plotësimin e tij çdo muaj me pagën e çdo punonjësi në formë elektronike dhe manual, dhe mban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të pagave për secilin punonjës.

Kryen pagesat e personelit në bashkëpunim me Sektorin e Burimeve Njerëzore.

Përgatit në mënyrë kronologjike listën mujore të Sigurimeve Shoqërore, rakordimi mujor me Degën e Sigurimeve Shoqërore.

Mban dhe plotëson librezat e sigurimeve shoqërore për çdo punonjës.

Përgatit çdo fund viti materialin për kryerjen e inventarëve fizike në aktivet e qëndrueshme dhe qarkulluese të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Hapjen e librit të inventareve, pas kryerjes së inventarit fizik, në fillim të çdo viti ushtrimor dhe rakordimin midis vlerës së inventarit fizik dhe vlerës së kontabilitetit sipas llogarive ekonomike.

Dhe bën mbylljen e bilancit vjetor.

Realizon detyra të tjera që gjykohet se janë në përputhje me misionin dhe funksionimin e përgjithshëm të kësaj zyre.