Shqip
Shqip

Trajnimi me 5 module “Platformat dixhitale dhe Menaxhimi në Mediat Sociale”

Kolegji Universitar “Qiriazi” realizoi ditën e premte, temën e pestë të trajnimit me 5 module “Platformat dixhitale dhe Menaxhimi në Mediat Sociale”, me pjesëmarrjen e maturantëve nga gjimnaze të ndryshme dhe shkolla profesionale të Tiranës dhe qyteteve tjera.

Trajnimi i pestë i realizuar nga pedagogia Av. PhD. Enida Bozheku, kishte në fokus Këshillimin e Karrierës për maturantët, orientimi i tyre drejt programeve që janë më pranë tregut të punës.

Ky trajnim shërbeu për të informuar dhe këshilluar të rinjtë lidhur me vendimin qe do marrin për profesionin dhe arsimin, duke jua bërë më të lehtë përzgjedhjen shumicës prej tyre.

Të trajnuar në 5 module nga Dr. Marsela Resulaj, Av. PhD. Enida Bozheku, MSc. Rigelca Gupe dhe Dr. Edlir Orhani, në fund maturantët u pajisën me çertifikata pjesëmarrje.

PS: Trajnimi ishte falas për të gjithë maturantët nga e gjithë Shqipëria, që kishin  mundësi t’a ndiqnin fizikisht në ambjentet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

www.qiriazi.edu.al

[email protected]

linktr.ee/qiriazi

+355 67 2000 874

Rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë

#100vjetqiriazi #trajnim #student #university  #universiteti qiriazi

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Shpallja e thirrjeve për paraqitjen e shprehjeve të interesit për...

Njoftimi i plotë : SHPALLEN THIRRJET PËR KANDIDATURA NË KLGJ DHE KLP

Programi Asistent Ligjor dhe Administrativ

Asistent Ligjor dhe Administrativ është ai roli që mban gjithçka në lëvizje, nga dokumentet te proceset, nga organizimi te zbatimi.
Çfarë ndërton gjatë këtyre 2 viteve?
– Aftësi për të menaxhuar dokumentacion ligjor dhe administrativ
– Kuptim real të funksionimit të institucioneve dhe bizneseve
– Një profil që kërkohet në çdo sektor
🎬 Next episode: Ti nuk je më thjesht pjesë e një zyre.
Je arsyeja pse ajo funksionon.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

E ardhmja fillon me drejtimin e duhur

E ardhmja shpesh nuk fillon me një vendim perfekt.
Fillon me një drejtim që ka kuptim.
Në Universitetin Qiriazi, çdo hap gjatë studimeve është i lidhur me atë që vjen më pas. Jo thjesht për të përfunduar një program, por për të ndërtuar një rrugë që funksionon.
🎓 Programe që të përfshijnë
💼 Mundësi që të afrojnë me tregun
🤝 Mbështetje që të mban në rrugë
Sepse disa zgjedhje bëjnë diferencën.

Leksionin i hapur me Skënder Sherifin

Një takim me artin, mendimin kritik dhe identitetin në kohën moderne.
Kolegji Universitar “Qiriazi” organizon leksionin e hapur me Skënder Sherifin, poet, shkrimtar, eseist dhe një nga personalitetet më të njohura të kulturës frankofone belgo-shqiptare.
I lindur në Kosovë dhe me veprimtari të gjatë në Bruksel, Sherifi ka ndërtuar një profil të veçantë artistik, ku ndërthuren shqipja dhe frëngjishtja, identiteti dhe liria, kultura dhe ekzistenca moderne. Ai është përfshirë në fjalorin e famshëm francez “Larousse”, ndërsa veprat e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në shqip nga Ibrahim Rugova.
Gjatë leksionit do të diskutohet mbi:
▫️ artin dhe kulturën moderne
▫️ identitetin dhe sfidat e kohës
▫️ dialogun mes krijimtarisë dhe shoqërisë bashkëkohore
🗓️ 7 Maj 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Kolegji Universitar “Qiriazi” – Salla “Charles Crane”
Një bisedë e hapur për studentët dhe të gjithë të apasionuarit pas artit, kulturës dhe mendimit bashkëkohor. ✨
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Bursa për studentët me talent dhe ambicie

Ke talent por talenti pa mundësi shpesh mbetet thjesht potencial.
Në Universitetin Qiriazi, ne nuk e lëmë të ndalet aty! Ne e identifikojmë, e mbështesim dhe e kthejmë në një avantazh real për të ardhmen tënde.
Nëse je i/e mirë në sport, art, IT apo ke aftësi lidershipi, kjo nuk është thjesht një cilësi, është një aset që mund të të hapë dyer. Ktheje talentin në mundësi konkrete.
👉 Apliko tani dhe bëje hapin që të diferencon.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029