Klubi universitar i librit “Qiriazi” mirëpriti ditën e enjte në takimin e rradhës Znj. Alda Bardhyli (Drejtore e Qendres Kombëtare të Librit dhe Leximit) dhe Z. Ylljet Aliçka (shkrimtar, skenarist dhe diplomat).
Pyetjet e shumta nga studentët e klubit drejtuar Znj. Bardhyli dhe Z. Aliçka kishin në fokus politikat e librit, e ardhmja e librit fizik dhe atij elektronik, ironia si element në romane apo dhe dallimi mes skenarit dhe romanit si qasje individuale.
Klubi i librit “Qiriazi” është themeluar prej pesë vitesh me fokus afrimin e studentëve me librin artistik, si pjesë thelbësore e formimit intelektual.
