🏦 Studentë të Fakultetit të Ekonomisë, nën kujdesin e pedagoges Dr. Erjona Fusha zhvilluan një vizitë pranë muzeut të Bankës së Shqipërisë.

🪙 Përgjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me vlerat historike dhe numizmatike që mbart monedha, përmes thesareve, koleksioneve të monedhave dhe kartëmonedhave që kanë qarkulluar dhe janë përdorur në territoret historike të vendit tonë nga antikiteti deri në ditët e sotme.

📊 Gjithashtu, studentët u njohën edhe me historinë e institucionit të bankës qendrore në Shqipëri, rolin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, garantimin e stabilitetit financiar të vendit, emetimin e kartëmonedhës dhe monedhës kombëtare, etj…