Synimi & qëllimi i Universitetit Qiriazi ka qenë dhe vazhdon të mbetet i njëjtë! Përkrahja e mendjeve të ndritura dhe zbulimi i talenteve të reja, mbetet objektivi ynë. Për të qenë krahu i djathtë i potencialit tuaj, ne ofrojmë 3 modele bursash studimi të cilat presin të bëhen tuajat!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Ekselence me kriter mesataren.

-Studentët me mesatare 8-9 përfitojnë 25% të bursës;

-Studentët me mesatare 9-9.5 përfitojnë 50% të bursës;

-Studentët me mesatare mbi 9.5 përfitojnë 100% të bursës së plotë.

Talenti yt ka nevojë për një shtysë të vogël që të dalë në sipërfaqe e të marrë vëmendjen që meriton. Prandaj jemi ne këtu!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Talenti për studentët profesionistë në fusha si:

-Sport;

-Art;

-Lidership;

-IT.

Ne jemi të vetëdijshëm që vështirësitë me të cilat jeta na përball, ndonjëherë janë të padrejta dhe sfiduese. Por asgjë nuk mund të të heqë të drejtën e arsimimit!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Sociale për studentët jetimë, me aftësi të kufizuara dhe ndihmë sociale.

Po ju presim me shumë dashuri, për të qenë NE bashkëshoqëruesit tuaj në rrugën drejt suksesit!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!