Për Kolegjin Universitar “Qiriazi”, ky është një nga sezonet më të suksesshme të regjistrimeve këtë e dëshmon numri më i madh i aplikimeve, ashtu edhe ritmi i lartë i regjistrimeve që u shënua sot, që në ditën e parë.

Falenderojmë të gjithë maturantët që kanë zgjedhur Qiriazin për të ndërtuar të ardhmen e tyre akademike.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 11 Shtator 2025 – ndaj ju ftojmë fituesit e shpallur të mos humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e traditës, cilësisë dhe vizionit të universitetit Qiriazi.

Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na vizitoni në ambientet e Kolegjit Universitar Qiriazi ose të na kontaktoni në :

+355 67 2000 874

Rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029