Si të aplikoni dhe si të regjistroheni?

APLIKIMI PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

#Zgjidh KUQ

Si të aplikojmë dhe regjistrohemi në një program Bachelor ose me karakter profesional?

Raundi I

Hapi i parë → Plotësoni formularin A1 ose A1Z në portalin www.matura.qsha.gov.al. Hapi i dytë → Brenda periudhës 3 – 28 korrik 2021 kryeni pagesën e tarifës së aplikimit 2,000 lekë në zyrat e Postës së Shqipërisë ose në bankat e nivelit të dytë. Hapi i tretë → Brenda periudhës 29 korrik – 3 gusht 2021 kandidati aplikon në portalin U-Albania http:///ualbania.arsimi.gov.al dhe zgjedh programet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”si preferencë të parë. Hapi i katërt → Brenda periudhës 02 – 15 shtator 2021 kandidati regjistrohet pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Raundi II

h3> Hapi i parë → Plotësoni formularin A1 ose A1Z në portalin ëëë.matura.qsha.gov.al. Hapi i dytë → Brenda periudhës 02 – 17 shtator 2021 kryeni pagesën e tarifës së aplikimit 2,000 lekë në zyrat e Postës së Shqipërisë ose në bankat e nivelit të dytë. Hapi i tretë → Brenda periudhës 19 – 21 shtator 2021 kandidati aplikon në portalin U-Albania http:///ualbania.arsimi.gov.al dhe zgjedh programet e Kolegjit Universitar “Qiriazi” si preferencë të parë. Hapi i katërt → Brenda periudhës 30 shtator – 09 tetor 2021 kandidati regjistrohet pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Raundi III

Hapi i parë → Brenda periudhës 30 shtator – 11 tetor 2021 kryeni pagesën e tarifës së aplikimit 2,000 lekë në zyrat e Postës së Shqipërisë ose në bankat e nivelit të dytë. Hapi i dytë → Brenda periudhës 12 – 14 tetor 2021 kandidati aplikon në portalin U- Albania http:///ualbania.arsimi.gov.al dhe zgjedh programet e Kolegjit Universitar “Qiriazi” si preferencë të parë. Hapi i tretë → Brenda periudhës 21 – 26 tetor 2021 dhe 27 – 31 tetor2021 kandidati regjistrohet pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Kriteret e pranimit në programet e studimit në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, në përputhje me ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” vijojnë si me poshte:

Kriteret e pranimit për programin Edukim-Fizik dhe Sporte

Regjistrimi për konkursin e identifikimit dhe pranimit është kusht i domosdoshëm, për të vazhduar procedurat e mëtejshme. Ju njoftojmë se për të kryer procedurën e regjistrimit në konkursin e identifikimit dhe pranimit në programin e studimit bachelor “Edukim Fizik dhe Sporte”, për vitin akademik 2021-2022, në Kolegjin Universtar “Qiriazi” duhet te paraqiteni fizikisht dhe të sillni një kopje të pasaportës ose kartës së identitetit dhe kartelën mjekësore.

Kartele individuale

Regjistrimet për konkursin e identifikimit dhe pranimit do të bëhen nga data 12 deri më 17 gusht 2021 nga ora 09:00-15:00 në sekretarinë mësimore të Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Testi fizik do të zhvillohet në datat 26-28 gusht 2021.

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË KONKURSIT TË PRANIMIT NË FAKULTETIN EDUKIMIT, SHKENCAVE SOCIALE DHE SPORTIT PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

Si të aplikojmë në një program Master?

Pranimet për programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave dhe Master Profesional bëhet vetëm një herë në vit dhe në periudhën e përcaktuar nga MASR. Për këto studime mund të aplikojnë individët që plotësojnë kriteret për të kryer studimet Master, përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sporti dhe Rinisë dhe rregulloret e programeve Master në Kolegjin Universitar “Qiriazi”. Aplikimi për programet Master kryhet në periudhën shtator – tetor 2021 pranë Sekretarisë së Kolegjit Universitar “Qiriazi” .

Kriteret e pranimit për programet me karakter profesional

Për aplikim në të gjitha programet me karakter profesional në Kolegjin Universitar “Qiriazi” nota mesatare e studimeve të arsimit të lartë të mesëm si përllogaritje e mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nuk përbën kriter hyrës.

Kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë Bachelor.

Kriteri i pranimit për aplikim në të gjitha programet e ciklit të parë Bachelor në Kolegjin Universitar “Qiriazi” është nota mesatare e studimeve të arsimit të lartë të mesëm, përcaktuar si nivel dhe mënyrë llogaritje sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kriteret e pranimit për programet e ciklit të dytë Master.

Kriteri i pranimi për aplikim në të gjitha programet e ciklit të dytë Master në Kolegjin Universitar “Qiriazi” do të jetë ai i vlerësimit të aftësisë të aplikantit në fushën e studimit në formimin pararendës në ciklin e parë Bachelor, ose mbi bazë të aftësive dhe kërkesave të vendit të punës ku është i punësuar aplikanti. Kjo aftësi gjykohet nga një komision specialistësh nga departamenti që mbulon programin përkatës të studimit në KUQ dhe certifikohet nga Dekani i Fakultetit.