Punesim sezonal ne Itali

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Kolegji Universitar Qiriazi ka me Italian cultural project, bën të mundur punësimin sezonal në resorte me 5* në Itali të studentëve të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti. Ky ishte viti i parë ku një grup i studentëve tanë morën pjesë për herë të parë në këtë projekt. Pjesëmarrja në këtë projekt nuk shërben vetëm për experiencë pune, por edhe si internship me pagesë me të gjitha kostot e mbuluara nga pala Italiane.