Program i Integruar

Studime të Integruara në Drejtësi (5-vjeçar) është program i Integruar në ciklin e dytë, ku studimet Bachelor dhe Master janë të integurara në një program të vetëm. Ky program i integruar synon krijimin e aftësive thelbësore dhe zhvillimin e kompetencave që u nevojiten për karrierë profesionale në fushën e Drejtësisë si dhe për kualifikime të mëtejshme profesionale. Ky program ka si qëllim pajisjen e studentëve me njohuri teorike dhe praktike në fushat e studimeve të ofruara nga Fakulteti i Drejtësisë, procesit të kryerjes së praktikës profesionale në organe gjyqësore, kompani ligjore dhe korporata, si dhe realizimit të punës kërkimore-shkencor.

Universiteti Qiriazi me një eksperiencë të gjatë në arsim, ofron Program të Integruar studimi i akredituar në:

FAKULTETI I DREJTËSISË