Pergjegjesit e Departamenti i “Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit”

Prof. Dr. Bashkim Milo

Është me një eksperiencë të gjatë akademike dhe mësimdhënëse në fushën e shkencave të sportit, ka një karrierë të shkëlqyer si sportistë i ekipit kombëtar dhe si trainer i sukseshëm i disa ekipeve kombëtare të basketbollit. Në Universitetin e Sporteve, ai ka qenë Drejtues Departamenti, Drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore të Sportit”, Anëtar Senati, Anëtar i Këshillit Shkencor, si dhe ka mbajtur disa funksione të tjera drejtuese. Për disa vite ka qenë edhe Drejtor i Drejtorisë Teknike në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Prof. Dr. Bashkim Milo, për shumë vite ka drejtuar disa ekipe kombëtare të moshave dhe ekipin kombëtar të basketbollit femra, duke u nderuar si individ dhe si ekip me urdhëra dhe medalje të klasit të parë. Ai është i dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen e lartë “Mjeshtër i Madh”. Gjatë karrierës së Tij si trainer ka nxjerrë sportistë të niveleve të larta kombëtare dhe europiane. Gjithashtu ai ka drejtuar me kompetencë dhe aftësi të larta profesionale edhe Federatën e Basketbollit në fillim, si Sekretar dhe më vonë si President i kësaj Federate. Prof. Dr. Bashkim Milo, ka botuar disa tekste dhe monografi për studentët e Universitetit të Sporteve, por edhe për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, kryesisht për basketbollin, por edhe në fusha të tjera të shkencave të lëvizjes, rehabilitimit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka kryer disa specializime dhe trainime cilësore në disa Universitete të rajonit dhe Europiane. Ka marrë pjesë në shumë projekte në kuadrin e programeve për arsimin e lartë, si drejtues dhe me grup pune. Është njohës i mirë i gjuhëve të huaja prëndimore. Prof. Dr. Bashkim Milo, ka patur një angazhim të plotë dhe me një rol kryesor në hartimin e programeve dhe kurikulave të Universitetit të Sporteve, Tiranë, si dhe ka qenë pjesë e grupit të punës për organizimin dhe ristrukturimin e Universitetit të Sporteve, Tiranë, referuar Ligjit të ri të Arsimit të Lartë. Mban Gradën Shkencore “Doktor” dhe Titullin “Profesor Doktor”.