NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK

Kolegji Universitar “Qiriazi” me fillimin e vitit të ri akademik 2022-2023 si dhe në përmbushje të misionit të tij mësimor dhe kërkimor shpall vende vakante, për punësim në pozicionin Lektor dhe As/Lektor me kohë të plotë/ose me kohë të pjesëshme  në Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Edukimit Shkencave Sociale e Sportit dhe Kolegjin Profesional të Lartë.

Kriteret e përgjithshme për Lektor janë:

  1. Të ketë gradën shkencore “Doktor i Shkencave”,  në fushën e ekonomisë, drejtësisë, informatikës, edukim  fizik e sporte  dhe mjekësi;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se dy vite;
  3. Të jetë njohës i mirë i një prej gjuhëve kryesore të Bashkimit Europian;
  4. Të ketë aftësi komunikuese dhe menaxheriale;
  5. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit. 

Kriteret e përgjithshme për As/ Lektor janë:

  1. Të ketë gradën “Master i Shkencave”në fushën ekonomisë, drejtësisë, informatikës, edukim  fizik e sporte  dhe mjekësi;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se një vit;
  3. Të njohë shumë mirë dhe të ketë të mbrojtur gjuhën angleze;
  4. Të ketë aftësi komunikuese dhe menaxheriale;
  5. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar sipas rubrikave të tij (Klikoni këtu për ta shkarkuar);
  • Tre rekomandime nga pedagogë apo udhëheqës shkencorë të aplikantit dhe të paktën një nga tre rekomandimet të jetë nga punëdhënësi/ drejtuesi i fundit (nëse ka një të tillë);
  • Fotokopje e diplomës universitare (Bachelor, Master, PhD);
  • Fotokopje të certifikatës së notave;
  • Fotokopje të dëshmive të kualifikimit të ndryshme;
  • Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista ndërkombëtare profesionale/shkencore dhe/ose punime të tjera;
  • Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  • Curriculum Vitae;
  • Dëshmi e gjuhës së huaj;
  • Listë botimesh/projektesh;
  • Librezë pune ose dokument që vërteton përvojën në punë, nëse ka;
  • Dëshmi penaliteti që nuk është në proces gjyqësor;
  • Vendim gjykate që nuk keni qenë i dënuar;

Shënim: Në rast studimesh jashtë vendit kërkohet dhe dëshmi njehësimi nga MAS.

Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë së bashku me formularin e aplikimit dërgohet në rrugë postare ose në mënyrë elektronike pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Kolegjit Universitar “Qiriazi” në adresën e e-mailit: [email protected]

Përveç konkurimit me dosje kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste.

Për vazhdimin e kësaj procedure do të njoftohen vetëm kandidatët e përfshirë gjatë procesit të përzgjedhjes.

Afati i dorëzimit të dokumenteve: 05.10.2022.