Misioni dhe Vlerat

Misioni i Kolegjit Universitar “Qiriazi” është në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Shqipëri, i cili përcaktohet në Ligjin Nr 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Dmth: Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet permes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që u ofrohen studentëve. Të përgatisë specialistë të lartë në fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës – “Lider të mendimit dhe të veprimit”, për tu përshtatur me nivelin e kërkesave të kohës. Të ndihmoje zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal. Të kontribuojë në rritjen e standarteve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e brezit të ri për një shoqëri të tillë. Duke synuar që Kolegji Universitar “Qiriazi” të dallohet cilësisht nga institucionet e tjera të arsimit të lartë privat dhe publik që operojnë në Shqipëri në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, ai do të rritë eficencën e veprimtarisë së tij përmes: Një shërbimi cilësor, të dallueshëm nga të tjerët, në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Një stafi akademik të specializuar, me eksperiencë në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor, me tituj dhe grada shkencore. Krijimit të kushteve sa me të mira fizike dhe fasiliteteve që lehtësojne punën e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Tërheqjes pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi” të studentëve cilësore, që synojnë arritjen e rezultateve sa më të larta në fushat përkatëse të studimit. Krijimit dhe stimulimit brenda Kolegjit të një ambjenti të tillë në të cilin të ofrohen vlera, respekt reciprok, qëndrime etike dhe përgjegjësi personale në një shkallë sa më të lartë. Inkurajimit të pjesmarrjes aktive të të gjithë anëtarëve të Kolegjit dhe palëve të interesuara në formulimin e politikave afat-shkurtra dhe afat-gjata. Krijimit të një ambjenti brenda Kolegjit, ku antarët e Tij të jenë aktivë, transparent dhe analizues kritikë për të gjitha aktivitet e zhvilluara në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, duke inkurajuar diversitetin e mendimeve të cilat mundësojn bashkëpunimin midis stafit akademik dhe ndihmës me studentët për të realizuar së bashku objektivat e caktuara. Funksionimit të Kolegjit Universitar Qiriazi në mënyrë sa më transparente në marrjen e vendimeve dhe aktivitetet që zhvillohen dhe me eficencë të lartë të programeve dhe politikave tona mësimore dhe shkencore. Lidhjeve të ngushta dhe bashkëpunimit reciprok me komunitetet e biznesit në rajon, përpjekjeve sa më të mëdha akademike dhe shkencore, për të mbështetur dhe inkurajuar me studime shkencore zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen sot bizneset. Lidhjeve dhe bashkëpunimit me Universitetet brenda dhe jashtë vendit në fusha të ndryshme me leverdi reciproke, shkëmbimeve studentore, vizitave të ndërsjella të stafit akademik, zhvillimit dhe përmirësimit të plan programeve etj. Me pak fjalë, misioni i Kolegjit Universitar “Qiriazi” është të përgatis një gjeneratë të re individësh, me formim të shëndosh profesional e social, të aftë t’u paraprijnë zhvillimeve të shpejta ndërkombëtare në përgjithësi por veçanërisht të përshtatin e orjentojnë zhvillimet në shoqërin dhe ekonomin e vendit tonë.