Studentë të programit profesional “Kujdes Social dhe Shëndetësor” ndoqën një leksion të hapur nga znj. Mimoza Kalaja, themeluese e “Qendrës së Përkujdesit për të moshuar te-Moza”. Leksioni i hapur u përqendrua në trajtimin e rolit të “Kujdestarit”, për të gjitha moshat dhe në veçanti për të moshuarit. Shoqëria jonë ka dhe do të ketë më shumë nevojë për këtë profesion si në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar të punës. Përgjatë takimit u prezantua një ditë pune e qendrës nga mëngjesi deri në mbrëmje duke u ilustruar edhe me shembuj praktikë të banorëve të qendrës.
Gjithashtu, si një infermiere me një karrrierë të gjatë në fushën e kujdesit, znj. Mimoza Kalaja vuri theksin te rëndësia e higjenës në këtë profesion duke u fokusuar tek teknikat e larjes e higjenizimit të duarve, procesit të vendosjes dhe heqjes së dorezave me një përdorim, hapja dhe mbyllja e seteve sterile. Studentët u përfshinë në leksion duke drejtuar pyetje dhe ndarë histori personale të lidhura me kujdesin social dhe shëndetësor.




