Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimit nr.46, datë 27.01.2021, “Për disa ndryshime në vendimin nr.436, datë 03.06.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitet akademike 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, kriteret e pranimit janë si më poshtë
Kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, programet e integruara të nivelit të dytë (Master i Shkencave) dhe për programet me karakter profesional 2-vjeçar :
- Në programet e studimit të ciklit të parë të KUQ pranohen kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional dhe kur kanë përfunduar jo më pak se 12 vjet shkollë në ciklet parauniversitare. Pranohen edhe kandidatët që kanë marrë një diplomë të shkollës së mesme jashtë vendit. Për këtë kategori kërkohet që të jetë bërë ekuivalentimi i diplomës së fituar prej tyre në vendin e huaj nga komisioni përkatës në MAS.
- Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë (bachelor) në: “Menaxhim Biznesi”; ”Financë”; “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”; “Informatikë Ekonomike dhe Biznesi,” është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm, si më sipër, si dhe që plotëson kriterin e notës mesatare e shkollës së mesme 6.5 (gjashtë pikë pesë), e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Pranimi në programin e studimit të Integruar të nivelit të dytë (Master i Shkencave) në Drejtësi, është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm, si më sipër, si dhe plotëson kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme 6.5 (gjashtë pikë pesë), e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Pranimi në programin e studimit të ciklit të parë (bachelor) në: “Edukim Fizik dhe Sporte” është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm, si më sipër. Nota mesatare nuk është kriter pranimi. Kriter hyrës është edhe pjesëmarrja dhe vlerësimi pozitiv në konkursi i pranimit, që organizohet në KUQ për këtë program studimi.
- Pranimi në programet e studimit me karakter profesional 2 vjeçar “Teknologji Informacioni”; “Teknologji Ushqimore” dhe “Hoteleri-Turizëm” është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm, si më sipër. Nota mesatare nuk është kriter pranimi.
Kriteret e pranimit të studentëve për programet e studimit të ciklit të dytë, “Master i Shkencave” për vitin akademik 2022-2023 në Kolegjin Universitar “Qiriazi” të jenë si më poshtë:
1.Kandidatët që aplikojnë për programet e studimit të ciklit të dytë duhet të kenë përfunduar studimet në ciklin e parë të studimeve (bachelor) me kohëzgjatje të paktën 3-vjeçare (180 ECTS) ose “Master Profesional”, në Republikën e Shqipërisë ose ekuivalente me të jashtë vendit (e njohur në Republikën e Shqipërisë).
2.Për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të dytë për vitin akademik 2022-2023, sipas përcaktimeve të Udhëzimit nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë” të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nevojitet dokumenti i njohjes së një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht e spanjisht, të jetë ndërmjet nivelit B1 dhe nivelit C1;