Kriteret dhe procedurat

KRITERET DHE PROCEDURAT PËR KËRKIM SHKENCOR

Kriteri kryesor i përzgjedhjes për stafin e brendshëm të Kolegjit Universitar “Qiriazi” është bazuar në aktivitetet shkencore si pjesëmarrje në konferenca, botime dhe projekte.

Në varësi të fondit 24.000 Euro ndarja mund të realizohet sipas rëndësisë që merr një projekt në kushtet specifike.

Ndërkohë për kërkues si Pedagogë të jashtëm, Bordi i Administrimit ia kalon Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “Qiriazi” listën për të mundësuar klasifikimin e projekteve dhe analizuar impaktin që ato japin në rritjen kërkimore në Kolegjin Universitar “Qiriazi”.

Procedura, përgjithësisht financimet kryesore për kërkimin shkencor që kanë të bëjnë me aktivitete si organizimi i konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, bëhen nga njësitë bazë dhe ato kryesore, duke u përcjellë drejtpërsëdrejti në Zyrën e Financës. Kjo ndodh sepse këto aktivitete janë parashikuar në Programin Financiar të vitit përkatës, duke sjell atribuimin  e fondeve në mënyrë automatike. Për domosdoshmëri  që dalin jashtë zërave të buxhetit apo struktura në nivel institucional, struktura përkatëse i bën kërkesë Administratorit të Përgjithshëm për financim duke i paraqitur rëndësinë e kërkesës dhe evidencat e nevojshme. Administratori i Përgjithshëm ia paraqet këtë kërkesë Bordit të administrimit dhe ky i fundit miraton ose jo financimin përkatës, mbasi ka shqyrtuar në mbledhjen e tij të radhës kërkesën.