MIRATIMI I BUXHETIT PËR VEPRIMTARIT  KËRKIMORE – SHKENCORE  PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

Bazuar në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL të RSH”,neni 47,49; Statuti i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, neni 10; si dhe nevojat për zhvillimin e veprimtarisë së Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Bordi i Administrimit i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin bashkëngjitur kërkesës së Senatit Akademik për mbështetjen e Veprimtarisë kërkimore-shkencore për vitin akademik 2021-2022,vendosi:

1.Të miratojë kërkesën e Senatit Akademik për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore- shkencore me një fond prej 24.000 Euro për vitin akademik 2021-2022.

Në buxhet parashikohet mënyra e përdorimit të fondeve dhe ndahen në tre kategori të mëdha si më poshtë:

  1. Shpenzime për mësimdhënie dhe shkencë;
  2.  Shpenzime të administrimit institucional;
  3. Shpenzime të përgjithshme operative;

Ndarja dhe mënyra e përdorimit të fondeve bëhet për çdo njësi bazë, lidhur me kërkesat e shprehura prej tyre, duke marrë në konsideratë fondin e pagave, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, për veprimtari shkencore dhe fondin e ekselencës. Shpërndarja bëhet në mënyrë të drejtë, në varësi të numrit të studentëve, stafit akademik dhe administrative të punësuar për çdo njësi.