Fakulteti i Ekonomisë

Departamenti i Manaxhim-Biznesit

Departamenti i Menaxhim-Biznesit (DMB), është njësia mësimore-kërkimore bazë, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon modulet mësimore respektive.

Departamenti i Menaxhim-Biznesit është njësi që :

  1. Nxit, bashkërendon dhe administron veprimtarinë e mësimdhënies, veprimtarinë kërkimore dhe ato te shërbimeve ndaj të tretëve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik.
  2. Gëzon liri te plotë dhe, krahas me këtë, ka pergjegjësi për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të saj.

DMB u ofron studentëve programe studimi në fushën e menaxhimit të biznesit duke synuar arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve në këto fusha.

Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në pershtatje me nevojat e shoqërise, kushtet ekzistuese dhe perspektivave të zhvillimit të vendit.

Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit.

Diplomimi në të dy nivelet e studimeve universitare siguron formimin e specialistëve të aftë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve teknike, në fushën e menaxhimit të biznesit.

DMB synon të sigurojë nivel njohurish në shkencat e së drejtës publike dhe administrative që të jenë të krahasueshme me diplomat që lëshojne strukturat analoge universitare jashtë vendit.

Studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Menaxhim-Biznesit janë të organizuara në funksion të fushave të diplomimit, si me poshtë :

a. Menaxhim Biznesi ( Cikli i Parë i Studimeve-Bachelor)

b. Menaxhim Hoteleri-Turizëm ( Cikli i Parë i Studimeve-Bachelor)

c. Informatike Ekonomike dhe Biznesi ( Cikli i Parë i Studimeve-Bachelor)

d. Administrim Biznesi ( Cikli i Dytë i Studimeve-Master i Shkencave)

Apliko Tani