Edukim Fizik dhe Sporte Bachelor

Programi I Studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”.

Ky program studimi “Bachelor” ofronë nivelin profesional “VI” të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe eshte orientuar kryesisht, nga aftësitë dhe kompetencat që kërkon jo vetëm tregu i brendshëm, por edhe ai rajonal dhe europian i punës. Per realizimin e ketij programi studimi ne ofrojme nje stafi akademik cilesor, infrastrukture bashkohore, baze didaktike dhe marveshje bashkepunimi me institucionet e tjera, shoqëruar këto me mbështetja financiare te nevojshme, si garancia më e mirë qe pas diplomimit te keni nje punësim të shpejtë, te sigurt dhe me shumë prespektiva në të ardhmen.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si:

Mesues fiskulture ne sistemet shkollore parauniversitare.

Instruktor palestre.

Instruktor te sporteve individuale.

Instruktor te sporteve kolektive.

Instruktor fitness.

Guida turistike dhe turizem sportiv etj.

Gjithashtu të diplomaurit në këtë program do të kenë mundësi:

Të krijojne sipërmarrje të vogla apo të mesme, apo qendra të edukimit fizik dhe sporte.

Të manaxhojnë apo administrojnë njësi përbërëse të qendrave sportive dhe fitnesi. Kompetencat dhe njohuritë që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privatë dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo për faktin se aspektet e fushës së manaxhimit, gjatë viteve të fundit janë bërë pjesë e interesit jo vetëm individual, por edhe atij publik, nisur nga ndikimi që ka manaxhimi në jetën e përditëshme të pjesës më të madhe të qytetarëve të vendit. Promovimi i kulturës së manaxhimit do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi nga ana e të rinjve të cilët e shohin fushën e manaxhimit si profesionin e tyre të ardhshëm.