Drejtues i Qendrës Kërkimore – Shkencore Fakulteti i Edukimit Shkencave Sociale dhe Sportit

Prof.As. Dr. Kujtim Haxholli

Me një përvojë të shkëlqyer në mësimdhënie dhe në veprimtari kërkimore e shkencore. Që në rininë e hershme ka marrë një formim të plotë professional e shkencor në fushën e sporteve. Ka mbaruar shkollën e mesme të mjeshtrisë sportive në Tiranë dhe Universitetin e Sporteve në Pekin. Prof.As.Dr. Kujtim Haxholli, ka punuar shumë vite si mësues i edukimit fizik në “Shkollën e Mjeshtrisë Sportive”, Durrës. Gjithashtu për një kohë shumë të gjatë, edhe si pedagog dhe Përgjegjës i Katedres së “Gjimnastikës”, pranë “Institutit të Lartë të Kulturës Fizike”. Së fundi si pedagog dhe Drejtues Departamenti në “Universitetin e Sporteve”, Tiranë. Ai është autor tekstesh mësimore dhe monografish në fushën e “Edukimit Fizik dhe Sporteve” dhe pjesmarrës në një sërë projektesh të rëndësishme me fokus kryesor zhvillimin e sporteve në Shqipëri.Përvec përvojës akademike në mësimdhënie dhe në drejtim të njësive bazë të Arsimit të Lartë, ai ka spikatur edhe si sportist elitar, kampjon e rekordmen i padiskutueshëm në Gjimnastik. Këto cilësi të larta si sportist i ka transmetuar edhe si trainer i ekipeve kombëtare pranë Federatës së Gjimnastikës, duke rritur dhe edukuar breza të tërë sportistësh të talentuar. Për vite me radhë ka drejtuar me profesionalizëm dhe me rezultate të larta, Federatën e Gjimnastikës, duke qenë fillimisht Sekretar i kësaj Federate dhe më pas edhe President Federatës së Gjimnastikës. Profesor Haxholli, është nga të parët që ka hapur studio private të trajtimit shëndetësor, duke punuar privatisht edhe si trainer personal dhe tarapist pranë Ambasadave në, Tiranë. Mban gradën shkencore “Doktor” dhe titullin “Profesor i Asociuar”.