Drejtues Departamenti i “Edukimit, Shkencave Sociale dhe Rekreacionit Sportiv”

Prof. Dr. Ylli Zhurda

Është një personalitet i fushës së Psikologjisë dhe Pedagogjisë së Sportit dhe ka një karrierë të shquar në fushën akademike, në mësimdhënie dhe në kërkime shkencore me një veprimtari të pasur botuese, për sportistët dhe studentët e tre cikleve të studimit. Ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve, për shkencat e natyrës dhe psikologji, duke e ndihmuar të thellohet edhe më shumë, për rezultate cilësore në fushën e Shkencave Sportive dhe Edukimit Profesional. Vazhdimisht është zgjedhur në nivelet drejtuese të Universitetit, si drejtues i njësisë bazë “Departamenti i Shkencave të Edukimit Profesional”, si Anëtar Senati, si Anëtar i Këshillit Shkencor, si dhe në nivele të larta drejtuese si Zevëndës Rektor i Universitetit të Sporteve, Tiranë. Prof. Dr. Ylli Zhurda, është autor dhe bashkëautor i një veprimtarie të pasur krijuese e botuese në fushën e Psikologjisë dhe Pedagogjisë së Sportit, por edhe në fusha të tjera të shkencave të lëvizjes, rehabilitimit dhe rekreacionit sportiv. Krahas formimit të plotë bazë, ka kryer disa specializime dhe trainime me afate të shkurtëra dhe të mesme në disa Universitete Prendimore. Ai gjithshtu, ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm projektesh të rëndësishme me faktor impakti si drejtues, koordinator dhe partner. Prof. Dr. Ylli Zhurda, ka qenë pjestar aktiv i grupeve të punës, me një rol të rëndësishëm në hartimin e programeve dhe kurikulave aktuale të Universitetit të Sporteve, si dhe në organizimin dhe ristrukturimin e Universitrtit të Sporteve sipas Ligjit të arsimit të Lartë për tre ciklet e studimit.

Mban Gradën Shkencore “Doktor” dhe që nga viti 2012 mban Titullin “Profesor Doktor”.