Studime të Integruar 5 -vjecare në Drejtësi

Programi i studimit në Drejtësi

Ka si detyrë kryesore nxitjen, bashkërendimin dhe administrimin e veprimtarisë mësimore, veprimtarisë kërkimore, duke shfrytëzuar burimet njerëzore, materialedhe financiare në dispozicion si dhe duke u mbështetur në liritë akademike dhe potencialet intelektuale e shkencore të personelit akademik.

Qёllimi i Programit tё Studimit

– Qёllimi i programit të studimit te integruar 5-vjecar ne drejtësi(PI në Drejtësi) ёshtё pajisja e studentëve me njohuri teorike dhe praktike në lidhje me fushat e studimeve të ofruara nga Fakulteti i Drejtësisë, procesit të kryerjes së praktikës profesionale si dhe realizimit të punës kërkimore-shkencore në to. Njohuritë qё ofrohen nga ky program dhe aftësimi i studentëve nëpërmjet tyre, krijojnë bazën për një karrierë të suksesshme, aftësi konkuruese në tregun e punës, por shërbejnë edhe si një urë duke mundësuar hulumtimin shkencor dhe vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë. Programi e studimit të Ciklit të Dytë, ”Master i Shkencave” vlerësohet në total me 300 ECTS, të shtrirë në pesë vite të plota akademike. Në përfundim të programit të studimit të Ciklit të Dytë lëshohet diploma, ”Master i Shkencave” në “Drejtësi”.

Në përfundim të programit mësimor studenti aftësohet të:

Zotërojë njohuri të thelluara në legjislacionin vendas dhe të huaj dhe mund t’i vendosë në aplikim duke mbrojtur interesat e institucionit ku ai punon;

Përvetësojë një qasje ndërdisiplinore mbi lëndët dhe drejtimet e ndryshme të së drejtës, duke qenë i përgatitur të vazhdojë studime të mëtejshme, të thelluara dhe të specializuara në drejtësi.

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të punësohen si:

Jurist dhe profesionist në fushën e së drejtës.

Jurist në administratën shtetërore qendrore dhe vendore

Jurist në kompanitë dhe bizneset vendase ose të huaja

Ndërmjetës,përmbarues publik ose privat

Oficer i policisë gjyqësore; jurist në autoritetet ligjzbatuese;

Këshilltar ligjor në institucione publike dhe jopublike;

Mundësohet vijimi i studimeve doktorale, shkollës së avokatisë, shkollës së magjistraturës pas kalimit me sukses të provimit të shtetit. Kompetencat dhe njohuritë që studenti merr nëpërmjet këtij programi studimi janë të plota përballë subjekteve, operatorëve privatë dhe institucioneve publike, për punësim pas diplomimit. Kjo për faktin se aspektet e fushës së manaxhimit, gjatë viteve të fundit janë bërë pjesë e interesit jo vetëm individual, por edhe atij publik, nisur nga ndikimi që ka manaxhimi në jetën e përditëshme të pjesës më të madhe të qytetarëve të vendit. Promovimi i kulturës së manaxhimit do të bëjë që në të ardhmen e afërt të rritet edhe më shumë interesi për këtë fushë studimi nga ana e të rinjve të cilët e shohin fushën e manaxhimit si profesionin e tyre të ardhshëm.