Këshilli i Etikës

Anëtarët e Këshillit të Etikës

Pranë Kolegjit Universitar “Qiriazi” ngrihet Këshilli i Etikës, i cili promovon ose shqyrton çështje që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe atij kërkimor, si edhe në veprimtaritë e tjera institucionale. Ai i raporton drejtpërdrejt rektorit. Këshilli i Etikës përbëhet nga tre anëtarë, të cilët propozohen nga rektori dhe, miratohen nga Senati Akademik. Njëri prej tyre emërohet kryetar i Këshillit të Etikës, Anëtarët e këtij Këshilli kanë mandat dy vjeçar, me të drejtë riperzgjedhje nga Senati Akademik. Anëtarët e Këshillit të Etikës janë përfaqësues nga stafi akademik, student dhe nga organe drejtuese të institucionit. Këshilli i Etikës shqyrton dhe merr vendime mbi çështje që parashtrohen nga personeli akademik, administrativ si edhe nga studentet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, dhe që lidhen me etikën e personelit akademik, personelit administrativ dhe me studentët. Të drejtat, detyrat, organizimi dhe funksionimi i këtij këshilli përcaktohen ne Rregulloren e Këshillit të Etikës, e cila miratohet nga Senati Akademik.

NrTitulli/ GradaEmer Mbiemer
1Dr.Blerta TURANI
2Msc.Edvina POLAJ
3StudentMyftar SINAKOLLI