Bazë për proceset dhe procedurat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë është dokumenti i Kodit të Cilësisë. Ai përcakton standardet shtetërore të cilësisë, të detyrueshme për zbatim prej çdo institucioni të arsimit të lartë, përfshirë edhe Kolegjin Universitar “Qiriazi”.
Standardet për sigurimin e cilësisë hartohen nga Kolegji Universitar “Qiriazi”, në përputhje me Kodin e Cilësisë, të hartuar nga ASCAL dhe MAS. Kodi është dokumenti kryesor për të gjitha proceset dhe procedurat e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, si dhe përcakton standardet shtetërore të cilësisë, të detyrueshme për zbatim prej institucioneve të arsimit të lartë.
Kolegji Universitar “Qiriazi” i nënshtrohet vlerësimit dhe akreditimit institucional, si edhe çdo programi studimi që ofron, në afatet e parashikuara nga ligji, si dhe riakreditimeve brenda afatit kohor të vlefshmërisë së tyre, konkretisht për jo më shumë se gjashtë vjet.