Bëhu pjesë e historisë!

Programe studimi të akredituara në Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, si dhe në Kolegjin Profesional të lartë.

Studioni në

Kolegji Universitar Qiriazi

Rezultatet e diplomimit

90%

E diplomuesve tanë janë të punësuar në profesionin e tyre

Bachelor

Kohëzgjatja e studimeve

3 Vite, 6 Semestra,180 ECTS

Në përfundim të programit studentët do të zotërojnë kompetenca dhe kapacitete analitike të nevojshme për të trajtuar problematikat teorike dhe praktike në fushën e programit të ndjekur.

Diploma Profesionale

Kohëzgjatja e studimeve

2 Vite, 4 Semestra, 120 ECTS

Programi i studimit me karakter profesional ofrohet pas arsimit të mesëm. Në përfundim të programit, studentët pajisen me diplomë profesionale “Teknik I Lartë” në fushën e arsimit të kryer.

Master Shkencor

Kohëzgjatja e studimeve

2 Vite, 4 Semestra, 180 ECTS

Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si dhe me aftësi për kërkim shkencor në fushën përkatëse.

Stafi Akademik


Aktivitete

Kolegji Universitar Qiriazi Aktivitetet për vitin 2023

Përse Qiriazi?

Kolegji Universitar Qiriazi, me një histori suksesi 17-vjeçare, është një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri.


Themeluar në vitin 2006, duke lartësuar emrin dhe veprën e tre ikonave të arsimit kombëtar shqiptar: Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos, të cilët pikërisht në godinën e këtij Institucioni në vitin 1922 çelën Institutin Femëror Kyrias, një “fole kombëtare” e kohës, me kontribute të jashtëzakonshme për arsimin në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja e vetme dhe unike që emblema e këtij Kolegji, sot dhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë historia e ndritur e këtyre tre figurave të shquara dhe të spikatura kombëtare...

Detyra jonë dhe e stafit akademik është të mbështetemi në modelet më të mira universitare bashkëkohore, duke harmonizuar modelet më të mira perëndimore me kërkesat e përditësuara të të rinjëve tanë, me realitetin shqiptar. Synimet tona janë për standarde të larta me objektivin e afërt që, krahas degëve ekzistuese, t’i bashkëngjisin Kolegjit Univiersitar një kolegj profesional të lartë si njësi tjetër kryesore e tij.

Misioni ynë do të jetë në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe kërkesave të ligjit bazë, cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që u ofrohen studentëve, për të përgatitur specialistë të lartë në fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës – “lider të mendimit dhe të veprimit”, për t’u përshtatur me nivelin e kërkesave të kohës. Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” në qendër të vëmendjes do të jetë studenti. Në këtë kuadër, vlerat që ofron Kolegji udhëheqin tërë veprimtarinë e tij, duke theksuar si vlera themelore, për sot dhe në të ardhmen, integritetin, cilësinë e stafit akademik, respektin reciprok, përgjegjshmërinë institucionale së bashku me përgjegjësinë shoqërore dhe transparencën në mirëqeverisje.

Kolegji Universitar Qiriazi

Në 360°

Shiko më shumë

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit.

Ceremonia e Diplomimit

🧑‍🎓Të dashur studentë, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Ceremoninë e Diplomimit në Kolegjin Universitar Qiriazi. Ditën e premte, më datë 24 Nëntor 2023, në orën 12:00 ju mirëpresim të gjithëve në ambientet e sallës “Charles R. Crane”.

Jemi të lumtur dhe krenarë të festojmë së bashku arritjet e një tjetër brezi që përfundoi me sukses rrugëtimin e dijes te “Qiriazi”. 

Albania Padel në Universitetin Qiriazi

📢 Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të sportit në Universitetin Qiriazi. Hapni dyert e botës së sporteve. Bëhuni pjesë e universit të padelit, nëpermjet internshipeve, uljeve ekskluzive, dhe shumë më tepër! Ju mirëpresim ditën e martë ora 11:00 në Universitetin Qiriazi.

Halloween Party!

Të dashur studentë, koha për festë! 🥳

🎃 Këtë Halloween, Universiteti Qiriazi do të “shndërrohet” në shtëpinë e Casper, Chucky, Pumpkinhead, Ghostface… e të gjithë personazheve të tjerë më të frikshëm.

Më 31 Tetor, duke nisur prej orës 17:00 ju ftojmë në Halloween Party, i cili do të zhvillohet në ambientet e universitetit. Ashtu siç e do tradita, teksa të gjithë do të jemi të maskuar si personazhi jonë i preferuar, do të zhvillohet një kompeticion për kostumin më të bukur. Fituesi, por edhe pjesëmarrësit do të shpërblehen me disa dhurata shumë të lezetshme. 🤭

Gjithçka që ju duhet të bëni, është të zgjidhni kostumin më të frikshëm dhe të vini plot bindje për fitore!

Keep Calm & Scare On 🎃

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029.

Regjistrimet në ciklin e studimeve Master

Të dashur studentë, regjistrimet në ciklin e studimeve Master vijojnë të jenë ende të hapura në “Kolegjin Universitar Qiriazi”.

Ju mund të bëni zgjedhjen tuaj në mesin e programeve të studimit që ne ofrojmë për vitin akademik 2023-2024 të cilat janë:

-Administrim biznesi;

-Master-Financë;

-Studime të Integruara në Drejtësi.

Jeni ende në kohë për të zgjedhur rrugën e duhur drejt suksesit! 😊

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto: [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!