Bëhu pjesë e historisë!

Programe studimi të akredituara në Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, si dhe në Kolegjin Profesional të lartë.

Studioni në

Kolegji Universitar Qiriazi

Rezultatet e diplomimit

90%

E diplomuesve tanë janë të punësuar në profesionin e tyre

Bachelor

Kohëzgjatja e studimeve

3 Vite, 6 Semestra,180 ECTS

Në përfundim të programit studentët do të zotërojnë kompetenca dhe kapacitete analitike të nevojshme për të trajtuar problematikat teorike dhe praktike në fushën e programit të ndjekur.

Diploma Profesionale

Kohëzgjatja e studimeve

2 Vite, 4 Semestra, 120 ECTS

Programi i studimit me karakter profesional ofrohet pas arsimit të mesëm. Në përfundim të programit, studentët pajisen me diplomë profesionale “Teknik I Lartë” në fushën e arsimit të kryer.

Master Shkencor

Kohëzgjatja e studimeve

2 Vite, 4 Semestra, 120 ECTS

Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si dhe me aftësi për kërkim shkencor në fushën përkatëse.

Stafi Akademik


Aktivitete

Kolegji Universitar Qiriazi Aktivitetet për vitin 2024

Përse Qiriazi?

Kolegji Universitar Qiriazi, me një histori suksesi 17-vjeçare, është një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri.


Themeluar në vitin 2006, duke lartësuar emrin dhe veprën e tre ikonave të arsimit kombëtar shqiptar: Motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos, të cilët pikërisht në godinën e këtij Institucioni në vitin 1922 çelën Institutin Femëror Kyrias, një “fole kombëtare” e kohës, me kontribute të jashtëzakonshme për arsimin në Shqipëri. Kjo është edhe arsyeja e vetme dhe unike që emblema e këtij Kolegji, sot dhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë historia e ndritur e këtyre tre figurave të shquara dhe të spikatura kombëtare...

Detyra jonë dhe e stafit akademik është të mbështetemi në modelet më të mira universitare bashkëkohore, duke harmonizuar modelet më të mira perëndimore me kërkesat e përditësuara të të rinjëve tanë, me realitetin shqiptar. Synimet tona janë për standarde të larta me objektivin e afërt që, krahas degëve ekzistuese, t’i bashkëngjisin Kolegjit Universitar një kolegj profesional të lartë si njësi tjetër kryesore e tij.

Misioni ynë do të jetë në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe kërkesave të ligjit bazë, cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve që u ofrohen studentëve, për të përgatitur specialistë të lartë në fushën e ekonomisë dhe jurisprudencës – “lider të mendimit dhe të veprimit”, për t’u përshtatur me nivelin e kërkesave të kohës. Në Kolegjin Universitar “Qiriazi” në qendër të vëmendjes do të jetë studenti. Në këtë kuadër, vlerat që ofron Kolegji udhëheqin tërë veprimtarinë e tij, duke theksuar si vlera themelore, për sot dhe në të ardhmen, integritetin, cilësinë e stafit akademik, respektin reciprok, përgjegjshmërinë institucionale së bashku me përgjegjësinë shoqërore dhe transparencën në mirëqeverisje.

Kolegji Universitar Qiriazi

Në 360°

Shiko më shumë

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Bursa mobiliteti në kuadër të programit Erasmus...

Kemi sërish lajme të bukura për studentët tanë! ☺️

🧑‍🎓 Në kuadër të programit Erasmus+, është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025, për të studiuar pa pagesë në Institution CEVRO në Pragë, Çeki.

📑Kohëzagjatja e bursave:

Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër).

📚Fushat e studimit:

– Shkenca Politike dhe Administrative;

– Shkenca Sociale.

*Afati për aplikime: 31 maj 2024

📎Aplikimi kryhet duke dërguar dokumentet e mëposhtme në adresën e email: [email protected]:

– Lista e Notave;

– Certifikatë e Gjuhës Angleze (Minimumi: Niveli B1);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze.

*Për më shumë informacion mbi bursat, mund të na kontaktoni në adresën: 📨

[email protected]

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

📨 [email protected].

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!

Panairi Work & Study 2024

🧑‍🎓Të dashur maturantë, duke nisur prej datës 26 shkurt deri më 4 prill, do të jemi pranë jush në çdo qytet të Shqipërisë. Le të nisim së bashku rrugëtimin e Panairit “Work & Study 2024”, qëllimi i së cilit është të informojë secilin prej jush rreth studimeve të larta.

Çdo pyetje e juaja do të marrë përgjigje e çdo dilemë do të marrë fund. Erdhi momenti që të ktheni ëndrrat në realitet! 😊

📎Në ditët në vijim, do të njiheni me datat, orarin dhe vendndodhjen përkatëse për çdo takim, në secilin qytet.

Ju mirëpresim!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

☎️+355 67 2000 874

🌐 https:/www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected].

🌳linktr.ee/qiriazi

3 Modele Bursash Studimi

Synimi & qëllimi i Universitetit Qiriazi ka qenë dhe vazhdon të mbetet i njëjtë! Përkrahja e mendjeve të ndritura dhe zbulimi i talenteve të reja, mbetet objektivi ynë. Për të qenë krahu i djathtë i potencialit tuaj, ne ofrojmë 3 modele bursash studimi të cilat presin të bëhen tuajat!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Ekselence me kriter mesataren.

-Studentët me mesatare 8-9 përfitojnë 25% të bursës;

-Studentët me mesatare 9-9.5 përfitojnë 50% të bursës;

-Studentët me mesatare mbi 9.5 përfitojnë 100% të bursës së plotë.

Talenti yt ka nevojë për një shtysë të vogël që të dalë në sipërfaqe e të marrë vëmendjen që meriton. Prandaj jemi ne këtu!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Talenti për studentët profesionistë në fusha si:

-Sport;

-Art;

-Lidership;

-IT.

Ne jemi të vetëdijshëm që vështirësitë me të cilat jeta na përball, ndonjëherë janë të padrejta dhe sfiduese. Por asgjë nuk mund të të heqë të drejtën e arsimimit!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Sociale për studentët jetimë, me aftësi të kufizuara dhe ndihmë sociale.

Po ju presim me shumë dashuri, për të qenë NE bashkëshoqëruesit tuaj në rrugën drejt suksesit!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!

Bursa mobiliteti në kuadër të programit Erasmus...

Erdhi momenti juaj i preferuar, për njoftimet e preferuara! 😍

🧑‍🎓Duam të njoftojmë të gjithë studentët e Universitetit Qiriazi se, në kuadër të programit Erasmus+, është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. Ju keni mundësinë të studioni pa pagesë në PAR University of Applied Sciences, në Kroaci.

📑Kohëzagjatja e bursave:

Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër).

📚Fushat e studimit:

-Administrim;

-Biznes.

*Afati për aplikime: 31 maj 2024

Vini re!!!

Aplikimi kryhet duke dërguar dokumentet e mëposhtme në adresën e email: [email protected]

– Lista e Notave;

-Certifikatë e Gjuhës Angleze (minimumi: niveli B2);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze.

Për më shumë informacion mbi bursat, mund të na kontaktoni në adresën: 📨[email protected]

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

📨mailto:[email protected].

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!

Bursa mobiliteti në kuadër të programit Erasmus...

🧑‍🎓Sërish momenti për të ndarë lajme të bukura! ☺️

Në kuadër të programit Erasmus+, për të gjithë studentët e Universitetit Qiriazi, është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. Mundësia juaj për të studiuar pa pagesë në Western Caspian University në Baku, Azerbajxhan, është TANI.

Kohëzagjatja e bursave:

Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër).

Fushat e studimit:

-Financë-Bankë;

-Administrim Biznesi;

-Turizëm.

Afati për aplikime: 30 prill 2024.

Kujdes!!! Aplikimi kryhet duke dërguar në adresën e email [email protected] dokumentet e mëposhtme:

– Lista e Notave;

-Certifikatë e Gjuhës Angleze (minimumi: niveli B1);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze.

Për më shumë informacion mbi bursat, mund të na kontaktoni në adresën: 📨[email protected]

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

📨mailto:[email protected].

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!